Pas zgjedhjes së Ursula Von Der Leyen në krye të Komisionit Europian ka pasur reagime edhe në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama e quajti një “lajm të mirë për Europën, po edhe për Shqipërinë që pas votimit të sotëm, në krye të Komisionit Europian do të jetë Ursula Von Der Leyen, një grua e spikatur dhe një europeiste e palëkundur.”

Një urim e ka bërë edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që shkroi në rrjetet sociale se “gruaja e parë në drejtimin e Komisionit të BE është një lidere me besim të fortë në erat thelbësore europiane të lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit individual. Një lajm i mirë për BE dhe Shqipërinë!”

Tv Klan