Kryeministri Edi Rama u shpreh këtë të enjte në emisionin “Opinion” se misioni i OSBE/ODIHR ka nxjerrë raportin paraprak më të mirë të të gjithë historikut të zgjedhjeve në Shqipëri. Ai u shpreh se ODIHR, nuk ka vënë në diskutim zgjedhjet e 25 Prillit dhe se ato kanë qenë  “të drejta, korrekte, legjitime”.

“Për sa i përket OSBE/ODIHR, jam shumë dakord që ka fraza të tilla, por ODIHR, ka nxjerrë raportin preliminar më të mirë i të gjithë historikut të zgjedhjeve dhe praktikisht nuk vë në diskutim që zgjedhjet kanë qenë të drejta, korrekte, legjitime, ka mbaruar filmi. Është film i mbyllur”, tha Rama./tvklan.al