“Meta nuk lë as të vdekurit rehat”

Edi Rama zgjodhi oborrin e godinës së inceneratorit të Elbasanit, për të prezantuar nismën më të fundit të socialistëve për të përthithur emra të rinj për t’ju bashkuar në garën e 25 Prillit.

Për të treguar se ky proces është ai i duhuri bën krahasimin me atë që përfunduan pak ditë më parë demokratët.

“Të vësh këshilltarët që t’i këshillojnë për t’i treguar rrugën drejt humnerës nuk e bëjnë dot aq shpejt një parti për të shkuar drejt humnerës. Anëtarësia shkon dhe zgjedh atë që nuk do. Kjo është mungesë, kurajo, ndershmërie, ky është truk. Kjo është për t’u thënë që ju vleni, por jo që të zgjidhni ata që doni, por ata që nuk doni. Kjo është një fyerje e inteligjencës me mesatare, që shpresoj ta kenë kuptuar. Nuk është tallje, shaka, votim për t’u kacafytur me vota anonime, apo një votim për të hequr ato që nuk do, por është një ftesë e hapur dhe në momentin kur kandidatët do të jenë në një masë të caktuar, në mënyrë transparente do bëjmë një proces gare për të nxjerr në pah vlerat”.

Krahasimin me demokratët por dhe ish-partinë e Presidentin e bën dhe në qeverisje.

Një opozitë më mizerabël në aspektin e programit, lidershipit, të lidhjes së njerëzit me realitetin se kjo e sotmja nuk e ka pasur Shqipëria që nga 1991, edhe atëherë kur ka qenë më brutale ka qenë shumë më e vërtetë, më e ndershme edhe në marrëzinë e vet. Sot është një opozitë e pandershme që nuk ka lidhje mes zërit, figurës, qëllimit dhe prapamendimit, ca thonë lëre që e thonë për të vënë duart në kokë, por është krejt tjetër nga ca është. Prandaj miqtë e mi me kurajo dhe me një ndjenjë jo vetëm dëshirë, por edhe kënaqësie, sfidojeni veten dhe ta që janë sot në këtë skuadër për të thënë fjalën tuaj.. Ç’a kërkon Ilir Meta që nuk lë as të vdekurit rehat, e jo më të gjallët. E bëj këtë pyetje jo për Metën si person, por për fenomenin e tmerrshëm të mos ndaljes në të parti dhe trajtuarit të Shqipërisë si plaçkë dhe shqiptarët mish për top. Si mund të thotë PD që jam gati të qeverisë, kur nuk ka reflektuar asgjë, të njëjtat njerëz, të njëjtin ide, në ndryshim që në vend të liderit është një dezhurn, është një bosh. Nuk e kemi betejën me ta, kundërshtarët tanë, nuk janë ata. Ata janë kundërshtarët e Shqipërisë. Kundërshtarët tanë janë ato ndjenja vetëkënaqësie, vetëmjaftueshmërie, vetë përmbushje që të pengojnë të shohësh shumë më tutje kur je i pari”.

Paralelisht me procesin e afrimit të figurave të reja në PS, selia rozë ka nisur një tjetër proces për vlerësimin e deputetëve dhe ministrave aktualë.

Tv Klan