Kryeministri Rama është i sigurt se si Presidenti ashtu dhe opozita nuk do të mund të pengojnë zgjedhjet e 30 Qershorit. Në takimin e radhës në Mallakastër, ai bëri dhe një paralelizëm me filmat e Kinostudios për të ilustruar sjelljen e kundërshtarëve.

Më herët gjatë ditës teksa ndau një kafe me banoret e njësisë 11 në kryeqytet Rama komentoi edhe rezolutën qe i hap rrugë shkarkimit të Metës.

Rëndësi ka që nga pikëpamja ligjore gjërat të bëhen sipas ligjit. Befasi për historinë e Republikave parlamentare në botë, jo më në Shqipëri. Hodhe firmën, nuk e shfirmos dot firmën. Është pjesë e plani të Metës, nuk është lajthitje.

Kryeministri  u shfaq i painformuar për vendimin e Prokurorisë që ka vendosur ta thërrasë si të pandehur Lulizm Bashën. Detajet i mësoi nga Ulsi Manja gjatë kafesë me banorët e njësisë 11 në kryeqytet sëbashku me Erjon Veliajn.

Aksionin opozitar të drejtuar nga Basha e shikon si avantazh për socialistët.

Luli po punon fort për ne. Na krijon probleme, por punon fort për ne…

Batutat nuk i kursen as për të vetët.

Qytetari: Ti ngrihemi në këmbë kryetarit të bashkisë për punën…

Rama: Ai te na ngrihet ne, se jemi ne pa është ai.

Tv Klan