Lëvizja sportive në shkolla që ka aktualisht 12 mijë fëmijë të angazhuar në të gjithë vendin në volejboll dhe basketboll do të zgjerohet me disiplina të reja. Kryeministri premton në prezantimin e strategjisë për zhvillimin e sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Shqiptar, rritje të numrit të trajnerëve dhe përmirësim të metodologjisë.

“Atletika mbretëresha e sporteve atletika të hyjë në këto disiplinat e ekipeve sportive në shkolla.”

E bashkë me rritjen e disiplinave, Rama premton dhe rritje të të ardhurave për Komunitetin Olimpik shqiptar.


“Mendoj që ka ardhur koha që të ulemi me seriozitet dhe të mbyllim dhe çështjen e ligjit të sponsorizimeve.”

Nje tjetër premtim është dhe ai për investime në infrastrukturën sportive.

“Infrastruktura ka nevojë akoma shumë. Foli ministrja për stadiumet. Ne kemi çuar përpara 3 projektet e reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit që tani janë në fazat e garave për partnerin privat sepse të treja do të zhvillohen si stadiumi kombëtar me Partneritet Publik Privat ndërkohë ka mbaruar konkursi dhe për stadiumin Selman Stërmasi, i cili po ashtu do të zhvillohet me partneritet privat dhe ndërkohë kemi filluar procesin për Pallatin e Sportit që duhet të transformohet në një Pallat Sporti që të jetë në gjendje të të mikpresë dhe finale të nivelit më të lartë ndërkombëtar nga pikëpamja e kapacitetit. Nuk mund të rrimë në vend-numëro vetëm me një pistë atletike si ajo që kemi ndërtuar. Shumë bukur që e ka bërë Bashkia e Tiranës, por duhet të gjejmë rrugë alternative.”

Rama përmend si arritje për sportin përfshirjen e sportistëve kampionë në sistemin e gradave të Forcave të Armatosura.

Tv Klan