Qeveria shumë shpejt do të zhbllokojë lëshimin e titujve të pronësisë për trojet në bregdet. Kryeministri Edi Rama u tha banorëve të Sarandës se pas një verifikimi kjo problematikë e mbartur në vite do të marrë fund.

“Çështja e trojeve që e kemi marrë përsipër ta zgjidhim, ne po përpiqemi të bëjmë një proces pastrimi të shumë titujve të falsifikuar të pronësisë. Kemi bërë një ngrirje në të gjithë zonën e bregdetit për të shpëtuar pronarët e ligjshëm”.

Kur bëhet fjalë për Sarandën turizmi është parësori dhe për këtë arsye sipas ministrit të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë, por edhe i një aeroporti do të sjellë efektin ekonomik për gjithë krahinën.

Me aeroportin e ri, Saranda do të jetë diamanti i turizmit shqiptar. Kemi shprehje interesi nga investitorë për ta bërë dhe atë realitet”.

Pasi dëgjoi shqetësimet banorëve kryeministri  shpërndau kartat për anëtarët më të rinj të Partisë Socialiste.

Tv Klan