Kur thuhet emri i tij na vjen menjëherë në mendje Freddie Mercury, por filloni ta imagjinoni Rami Malek në rolin e një personazhi negativ. 37-vjeçari do të jetë pjesë e kastit të filmit të ri të James Bond.

Nëpërmjet një video të postuar në Twitter, Malek konfirmoi lajmin duke premtuar se nuk do t’ia bëjë edhe aq të lehtë misionin Agjentit 007, i cili edhe këtë herë do të luhet nga aktori 51-vjeçar Daniel Craig.

Sipas Daily Mail, filmi do të xhirohet në Norvegji, Angli dhe Itali dhe kolona e tij zanore do të këndohet nga Dua Lipa.

Xhirimet do të fillojnë më 28 Prill dhe pritet që të mbërrijë në kinematë më 8 Prill 2020.

Tv Klan