Rana e Hedhun është zgjedhja e parë e atyre që shkojnë në Shëngjin. Numri i pushuesve është dyfishuar për këtë sezon.

Këtë vit ky plazh ekzotik është i arritshëm më kollaj, pasi rruga është asfaltuar në të gjithë gjatësinë e saj. Dhe dyndja ka qenë e pashmangshme

Pavarësisht problematikës me mbeturinat në pjesën veriore të plazhit, pushuesit thonë se është një zonë e pastër.

Vitet e fundit Rana e Hedhun ka marrë një vëmendje të shtuar. Agjencitë turistike e kanë listuar në një prej vendeve me resurs të rëndësishëm për të joshur vendas dhe të huaj.

Tv Klan