Punonjësi i klubit që e mori si dhuratë ka vendosur ta nxjerrë në shitje makinën e idhullit të tifozëve të Manchester City

Një nga punonjësit e klubit të Mançester Sitit u cilësua si një nga njerëzit më me fat, kur ai fitoi një makinë Range Rover, të cilën e kishte përdorur sulmuesi rekordmen Serxhio Aguero.

Legjenda e klubit organizoi një mini-llotari përpara se të largohej nga “qytetarët” për te Barcelona si futbollsit i lirë.

Fatlumi ishte punonjësi i bazës materiale, Elli Merlend, i cili në momentin kur mori çelësat, përqafoi tërë gëzim argjentinasin.

Por pas bisedës me bashkëshorten, punonjësi i klubit vendosi që makinën me vlerë 40 mijë Paund ta nxjerrë në shitje në eBay me vlertën fillestare 23 mijë Paund, duke qenë se ata tashmë i kanë dy makina.

Mjeti ka bërë vetëm 17 mijë kilometra dhe pronarët e rinj presin që të marrin një ofertë të mirë.

Ata vendosën që 5% të shumës që do të përfitojnë ta japin për bamirësi për një qendër shëndetësore për fëmijët.

Aguero është idhulli i tofozerisë së Sitit. Në një dekadë në klub, ai e fitoi Premier Ligën 5 herë, një herë Fa Cup dhe gjashtë herë League Cup. Në total ka realizuar 187 gola.

Përveçse dhuroi makinën, argjentinasi shpenzoi edhe 60 mijë paund për t’u blerë 60 punonjësve të stafit të ekipit të parë nga 1 orë ku ai kishte gdhendur fjalën :Faleminderit.

Klan News