Gian Piero Gasperini, prej kohësh përflitet si një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Romës në verë. Megjithatë, vetë Claudio Ranieri i ka dhënë fund të gjitha dilemave, duke thënë se tekniku aktual i Atalantës, nuk do të ulet në stolin e verdhkuqve.

Në lidhje me të ardhmen e tij, Ranieri tha se do të ishte një vit i humbur nëse ai qëndron te Roma, pasi nuk është e ardhmja.

“Gasperini nuk do të jetë trajner i Romës në të ardhmen. Nëse do të qëndroja unë në stol, do të humbisnim edhe një vit tjetër. Unë nuk jam e ardhmja e Romës. Kushdo që do të zgjidhet, sa më shpejt të vijë aq më mirë është.

Unë dhe Ghisolfi do të zgjedhim trajnerin e ri dhe listën do e dërgojmë te presidenti, i cili duhet të vendosë mes atyre emrave. Ai që do të vijë, duhet të dijë se nuk do të bëhen blerje të çmendura në merkato”, deklaroi Ranieri.

/tvklan.al