Shëndetësia falas është një nga premtimet dhe mburrjet më të mëdha të qeverisë, por njëkohësisht edhe një nga bllofet më flagrante të saj.

Gazetarët e emisionit “Stop” provojnë se si mund të merret fare lehtë një raport mjeko – ligjor në qendrën shëndetësore Kamëz dhe Durrës me lekë nën dorë dhe pa asnjë kontroll.

Në poliklinikën e Kamzës infermierja ndihmoi qytetaren të marrë një raport mjeko – ligjor për vetëm 1000 lekë.

Qytetarja – Më fal! Si kalon? Po kërkoj atë zonjën që rri aty!

Infermierja 1 – Ka ikur në shpi.

Infermierja 2 –

Kanë ikur ato.

Infermierja 1 – Kanë mbaruar për sot.

Qytetarja – Sepse doja të pyesja pak për diçka. A mund të vini një sekondë, ju lutem? S’ka problem! Unë këtu jam studente, më duhet një raport mjeko-ligjor!

Infermierja 2  –

Mjeko-ligjor! Se je e aftë për punë? Ti je e aftë?

Qytetarja – Po!

Infermierja 2  –

Do të fillosh punë me ndonjë vend apo e do për studime?

Qytetarja – Po! Unë nuk e kam këtu vendbanimin, e kam në Dibër edhe më duhet sot për nesër dhe s’kam kohë.

Infermierja 2 –

S’ka kohë tashi. Më jep kartën e identitetit, të shkoj…! Çkemi? Si je? Ja, dy minuta, erdha! Do i them një doktori mos ka se kur vjen një urgjencë

, i

japim… po qe se ka, unë do shkoj lart, meqë qenke prej Dibre. Jam vetë prej Dibre unë.

Qytetarja – Ja!

Infermierja 2

Kjo bën dhjetë mijë lekë të vjetra (ul zërin).

Qytetarja – Sa?

Infermierja 2 –

10 mijë lekë të vjetra (me zë të ulët).

Qytetarja – Në rregull!

Infermierja 2 –

Të shkoj lart unë njëherë!

Qytetarja – A të ngjitem edhe unë lart?

Infermierja 2–

Jo, s’ka gjë, se kam kartën. Se ka shumë njerëz.

Infermierja 2

Hajde këtu te shkallët se s’duam… I thashë duhet për nesër vërtetimi.

Qytetarja – Si e ke emrin?

Infermierja 2 –

Edlira.

Qytetarja – Kur të kem ndonjë herë tjetër që të të kërkoj.

Gjithashtu në qendrën shëndetësore të Durrësit, infermierja kërkon 10 mijë lekë për të marrë raportin mjeko – ligjor pa kryer analizat.

Qytetarja – A të futem?

Infermierja

Hajde, hajde! Dëgjo erdhe ti, po pse s’erdhe atë ditë?

Qytetarja – S’munda, kam qenë sëmurë. Me grip jam.

Infermierja –

Me grip, ke qenë pa qejf ëëë, mirë. Hajde tashi! Unë po bëj një përpjekje njëherë! Ishalla nuk kane ik ato të ndërtesës tjetër! Si e ke emrin ti? A ke një kartë identiteti?

Qytetarja – Po, kam!

Infermierja –

Ma jep kartën! M’i jep edhe ç’ke për të… ashtu, edhe të shkoj njëherë unë!

Qytetarja – Tani sa bënin?

Infermierja –

Nëma ti ta kem një kështu, sa ke ti ke një 5-she? Ma jep 10-shen!

Qytetarja – Jo, nuk kam!

Infermierja –

S’ke? Ja të ta jap unë një se duhet me i ngatërru, duhet një 5-she me bo regjistrimin atje, asaj tjetrës të shkoj t’i them.

Qytetarja – S’ka gjë! Vetëm më mbaro!

Infermierja –

Ishalla të mbaroj njëherë! Ta gjej, përndryshe do vish vetë. Do vish jo vetë, do vish nesër se çfarë do bëj unë do pyesësh mirë!

Qytetarja – Ok!

Infermierja –

Mbaji këto tani ti!

Qytetarja – Në rregull!

Infermierja –

Unë tani duhet me i bo krejt 5-she se s’shkojnë ashtu, nuk shkojne me tetën.

Na tani me tetën, letra nga komisioni, raporti, futi këtu!

Mirë! Hajt! Pacim!

Ndërsa në Krujë mund të mësosh vetëm grupin e gjakut nga poliklinika shtetërore, ndërkohë që për të gjitha analizat e tjera, si HIV-AIDS, Hepatit B dhe Hepatit C, duhet t’i bësh në mënyrë private me mjekun.

Qytetarja – Si jeni? Mirë?

Doktori –

Mirë!

Qytetari – XXXXX më adresoi këtu për një analizë gjaku, HIV- AIDS.

Doktori –

Bohet HIV, Hepatiti B, Hepatiti C, bëhet grupi i gjakut, bëhen të gjitha.

Qytetari – Këtë na tha edhe ajo për të bërë.

Doktori –

Të gjitha këto?

Qytetari – Po! E sa kushtojn këto tani?

Doktori –

Grupi i gjakut është falas që është shtet, kurse këto të tjerat janë me pagesë. Nuk bëhen në shtetërore, veç të t’i bëj nga ana ime privatisht. Por grupin e gjakut e keni falas.

Qytetari – Sa kushton e gjitha kjo?

Doktori – 

Veç për nusen t’i bëjmë të gjitha shkojnë 20 mijë lekë.

Qytetari – Ok! Mund ta bëjmë?

Doktori –

Po, por vetëm se janë me pagesë… kupton?

Qytetari – Po, pra!

Doktori

Ok, e bëjmë! Ulu!

Qytetari – Në shtet nuk funksionojnë këto?

Doktori –

Jo, nuk funksionon!

Qytetari- Ok! S’ka problem!

Doktori –

Mund t’i bësh edhe në Tiranë, edhe në Fushë-Krujë, nuk ka problem, po edhe grupin e gjakut.

Qytetari – Për të mos ikur dhe njëherë në Tiranë.

Doktori –

Si të doni po them.

Qytetari – Vazhdojmë! Vazhdojmë!

Doktori –

Jo, jo! Problemi është se në shtet nuk bëhen asnjë vend. Vetëm në Tiranë, te Qendra Kombëtare e Gjakut mund të marrësh një rekomandim, për të shkuar për t’i bërë. Do i bësh me pagesë.

Qytetari – Mirë, mirë, se edhe pashaportizimin nuk e kemi akoma, kështuqë…

Doktori

Jo, jo! Nuk e di tani, unë po them zgjidhjen që mund të jap.

Qytetari – Ok! Vazhdojmë!

Doktori –

Tashi si doni bëni, ngaqë është me pagesë edhe unë ndihem në siklet.

Qytetari – Po s’ka problem, unë po të thashë bëje, bëje!

Doktori –

Jo, vëlla! Ngaqë është me pagesë i bëj unë nga ana ime, e kupton ? I kam marrë ngaqë ka kërkesë, sa për të mos me shkuar njerëzit në Tiranë për shembull. Po është me dëshirë, nuk është e detyrueshme.

Qytetari – Ore, aq më mirë që ju shërben njerëzve sepse tani të shkosh dhe deri në Tiranë…

Doktori –

Unë vihem dhe në siklet, për Zotin! Po problemi është që tani në Tiranë, thashë merr një rekomandim dhe shko te Qendra Kombëtare e Gjakut.

Qytetari – Nuk është problem!

Doktori –

Se dhe unë ndihem në siklet, ngaqë … kurse grupin e gjakut e keni pa pagesë.

Qytetari – Nuk besoj që është për t’u vendosur në siklet kur ti po i shërben dikujt.

Doktori –

Po, siklet është./ tvklan.al