Raportet me Ramën? Presidenti Begaj: Shumë korrekte dhe institucionale


Raportet me Ramën? Presidenti Begaj: Shumë korrekte dhe institucionale

22:42 03/10/2023

Presidenti i Republikës Bajram Begaj është pyetur mbrëmjen e kësaj të Marte në “Opinion” dhe për raportet e tij me kryeministrin Edi Rama. Këto të fundit ai cilësoi institucionale dhe mjaft korrekte.


-Zoti President ka pasur vazhdimisht komente për raportin tuaj me kryeministrin Rama. Si janë raportet tuaja me kryeministrin?

Bajram Begaj: Marrëdhëniet me kryeministrin janë marrëdhënie institucionale. Unë kam marrëdhënie me çdo drejtues institucionesh, bëjmë vlerësimin kushtetues, ligjor, institucional për çdo çështje që është e rëndësishme.    

-Ka pasur fërkime mes jush apo gjithçka ka qenë korrekte?

Bajram Begaj: Marrëdhëniet tona janë shumë korrekte dhe institucionale.

-Institucionale?

Bajram Begaj: Patjetër që janë institucionale./tvklan.al                                 










Të ngjashme