74 % e fëmijëve janë ende të frikësuar

Tërmeti i 26 Nëntorit që goditi vendin tonë ka shkaktuar frikë dhe ankth tek fëmijët. Sipas një raporti të World Vision Albania, rreth 74 % e fëmijëve që banonin në Durrës, Kurbin e lezhë janë ende të frikësuar dhe traumatizuar.

Por edhe prindërit e tyre kanë të njëjtat shqetësime. Rreth 81 % e të anketuarve thonë se kanë shenja të frikës, mungesë gjumi, nivelit të ulët të humorit dhe humbjes së oreksit. Shkalla më e lartë e këtyre simptomave (85.4%) raportohet në Bashkinë Kurbin.

Simptomat e shqetësimit dhe të traumës janë më të përhapura në popullatën që jeton në shtëpitë e tyre të dëmtuara (85.2%) dhe tendat (88.4%), krahasuar me ata që jetojnë në hotele (61.1%).

Rezultatet e raportit japin informacion për situatën e 2460 banorëve, mes tyre 951 fëmijë. Pesë fushat kryesore të anketimit lidhen me strehimin, shëndetin, të ardhurat, edukimin, aksesin në informacion dhe nevojën për ujë, ushqim dhe mbrojtje.

Tv Klan