Një raport ADN-je ka mbërritur në një gjykatë në Turqi duke konfirmuar një prej krimeve më makabër që një njeri mund të kryejë, vrasjen e fëmijëve të tij.

Më 9 Gusht 2017, Aslan Guleryuz ka vrarë me armë të ftohta 2 djemtë e tij të moshave 21 dhe 22-vjeçare dhe ka plagosur vajzën e tij 18-vjeçare. Krimi makabër ndodhi në Uskudar të Stambollit, pasi burri akuzonte të shoqen për tradhti dhe mendonte se nuk ishin fëmijët e tij.

Por një raport i ADN-së i kryer nga laboratori i Kriminalistikës ka konfirmuar se viktimat ishin fëmijët e autorit të krimit.

Thoje që këta fëmijë nuk janë nga unë. Erdhi raporti, janë bërë testet për të 3 fëmijët. Të gjithë të tutë. E shikon? A nuk të thashë? Turp të kesh, turp të kesh!

”, iu drejtua nëna e 3 fëmijëve Songül Güleryüz, bashkëshortit vrasës duke i rënë tavolinës në sallën e gjyqit.

Ndërsa e bija, Nur Kiyak, pasi e pyeti se çfarë kërkonte nga të vëllezërit, tha

“Zoti i mallkoftë prindërit si ty. Të thirra baba për 20 vite.”

Seanca gjyqësore ndaj të pandehurit do të vazhdojë më 26 Nëntor. Prokuroria kërkon që Aslan Guleryuz të dënohet 2 herë me dënim të përjetshëm për vrasjet dhe me 20 vite burg për plagosjen e vajzës./tvklan.al