Sot pritet që Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të raportojë në Kuvend mbi Fondin e Kompensimit.

AMF do të japë sqarime se çfarë është realizuar deri më tani, paratë që janë paguar, sipas Rezolutës së Kuvendit.

Kanë qenë të shumta ankesat e qytetarëve të cilët nuk janë kompensuar për dëmet nga aksidentet.

Së fundmi AMF i bëri thirrje Byrosë Shqiptare të Sigurimit të ekzekutoje kompensimet për të gjitha ato raste që janë me vendim gjykate të formës së prerë.

Tv Klan