Ministria e Brendshme ka reaguar në lidhje me konkluzionet e raportit vjetor të Antidrogës Italiane për vitin 2017.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se “Shqipëria nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis, e konfirmuar nga raporti i monitorimit ajror të Guardia di Finanza-s italiane, në fundvitin e kaluar.”

Sipas Ministrisë së Brendshme “kjo është një betejë e fituar në vitin 2017 dhe po konsolidohet në vitin në vazhdim, në zbatim të protokollit operativ për fluturimet ajrore duke monitoruar territorin me policinë italiane dhe asistencën e BE-së.”

Kjo Ministri i cilëson deklaratat e opozitës spekulime, pasi sipas saj në raport “shifra prej rreth 90 ton kanabis evidentohet si e sekuestruar përgjatë gjithë 2017 në gjithë territorin kombëtar italian, dhe jo si sasi e trafikuar nga Shqipëria.”

Tv Klan