2018-a për ekonominë dhe financat shqiptare ishte një vit progresi. Ky është konstatimi i Bankës së Shqipërisë në raportin vjetor për vitin që lamë pas, që u bë publik nga kreu i këtij institucioni Gent Sejko, në parlament.

“Ritmi i rritjes ekonomike u përshpejtua në 4.1% gjatë vitit 2018. Ajo pasqyroi kontribute pozitive nga zgjerimi i konsumit familjar, investimeve të biznesit dhe eksporteve. Punësimi u rrit me 1.6%, ndërsa norma e papunësisë në fund të vitit u ul në nivelin 12.3%, nga 13.4% një vit më parë. Deficiti i llogarisë korrente zbriti në 6.7% të PBB-së gjatë vitit 2018, ndërsa treguesit e qëndrueshmërisë së borxhit të jashtëm u forcuan.”

Ndonëse treguesit kryesorë të sektorit bankar si ai i likuiditetit, përfitueshmërisë dhe kapitalizimit, performuan në nivele të kënaqshme për 2018, për Guvernatorin Sejko rreziku i kredisë vijon të përfaqësojë riskun kryesor të sektorit bankar.

Tv Klan