Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Kryeministrin Edi Rama për situatën me trafikun e drogës në vend. Duke marrë shkas nga raporti i CIA-s që thekson se Shqipëria ka probleme me drogën dhe pastrimin e parave, Basha thotë se “

shqiptarët nuk meritojnë një Kryeministër të lidhur me krimin e organizuar”.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, kryedemokrati akuzon edhe Ministrinë e Brendshme, që sipas tij, fsheh të dhënat e vërteta dhe nuk bën analizën e drogës së kapur.

Në Shqipëri, Greqi dhe Itali janë kapur 30 ton kanabis për gjysmën e parë të vitit 2018, shkruan kryetari i PD, duke theksuar se nuk është arrestuar asnjë bos droge.

“Edi Rama mashtroi shqiptarët, BE dhe SHBA me shpalljen  e fitores së luftës kundër kanabisit dhe heqjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të kanabisit.  Nga Janari deri në Korrik 2018 në Itali, Greqi dhe Shqipëri janë sekuestruar 30 tonë kg kanabis shqiptar. Deri tani nuk është arrestuar asnjë bos i drogës në Shqipëri, sepse garant për parekshmërinë e tyre është qeveria e Edi Ramës. Ministria e Brendshme nuk bën analizat e drogës së kapur për të fshehur të vërtetën se Shqipëria vazhdon të jetë parajsa e krimit për mbjelljen e kanabisit. 

Analizat italiane dhe greke të drogës së kapur nga Shqipëria provojnë se kanabisi është mbjellë gjatë muajve të fundit. 30 tonë drogë e sekuestruar në 7 muaj janë vetëm maja e ajsbergut të krimit të organizuar me mbrojtje politike, që ka marrë peng vendin. Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të korruptuar, që ka lidhur fatin e tij politik me krimin e organizuar

“, deklaron kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

/tvklan.al