Kreu Demokrat: Trafik droge, evazion dhe kontrabandë nën qeverisjen e Ramës

Pas publikimit të raportit të Departamentit të Shtetit për pastrimin e parave, kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se nuk bëri asgjë për të zhdukur këtë fenomen në Shqipëri. Kryedemokrati tha se korrupsionin qeveritar e provuan përgjimet e anti-mafias italiane për aktivitetin e “Ndragheta-s”.

Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm drejt pengimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare në vitin 2020. Shkak për situatën dramatike të pastrimit të parave, të korrupsionit dhe të rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve doktaligjore qeveritare është një dhe vetëm një; qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës”.

Basha tha se qeveria ka vjedhur me tendera sekretë paratë të cilat do të ndihmonin qytetarët për të përballuar vështirësitë e krijuar nga COVID-19.

Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në kohën e pandemisë vodhën me tendera sekretë paratë për ushqimin e njerëzve.”

Kreu i Partisë Demokratike u zotua se akti i tij i parë dhe i fundit do të jetë garantimi i pavarsisë së plotë për sistemin e drejtësisë në vend.

Klan News