“Rama vodhi edhe gjatë kohës së pandemisë”

Për kryedemokratin Lulzim Basha konstatimet që bën raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi pastrimin e parave dhe korrupsionin në vendin tonë, janë konfirmim i situatës së vështirë në të cilën ndodhet Shqipëria si pasojë e asaj që ai e cilëson si “qeverisja më e korruptuar e Europës dhe e Ballkanit”.

“Sot e keni të zezë mbi të bardhë në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi pastrimin e parave dhe korrupsioni në botë. Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm drejt pengimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare në vitin 2020. Shkak për situatën dramatike të pastrimit të parave, të korrupsionit dhe të rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve doktaligjore qeveritare është një dhe vetëm një; qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës”.

Ai thotë se përfundimet e DASH janë edhe më të rënda që përkeqësimi i situatës në luftën kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit ka ndodhur në kohë pandemie.

“Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në kohën e pandemisë vodhën me tendera sekretë paratë për ushqimin e njerëzve. Në kulmin e karantinës, kjo qeveri bëri atë që ka bërë çdo ditë këto 8 vjet, ka vjedhur dhe ka shpërdoruar paratë e shqiptarëve. Ky është shkaku pse Shqipëria ndodhet në këtë gjendje”.

Këto praktika dhe Basha do të marrin fund pas 25 Prillit, ndërsa u zotua se si Kryeministër i ardhshëm do të garantojë pavarësinë e plotë të drejtësisë, për të vënë para përgjegjësisë këdo zyrtar të korruptuar.

Tv Klan