Raporti i DASH, PD: Shqipëria më e korruptuara

Raporti i DASH, PD: Shqipëria më e korruptuara

14:50 13/07/2019

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve, sipas Partisë Demokratike fakton kthimin e qeverisë në një gjobvënës për sipërmarrësit e huaj. Ish- deputetja Jorida Tabaku bëri përgjegjëse qeverinë për shkallën e lartë të korrupsionit dhe përkeqësimin e ekonomisë.

“Raporti vlerëson se shkaqet janë korrupsioni, presioni politik për kontraktorët, ndryshimi i shpeshtë dhe i pakonsultuar i ligjeve, kalimi i ligjeve klienteliste. Bizneset e huaja pohojnë se qeveria ndërhyn tek ato për ti detyruar që të ndërmarrin nënkontraktor të caktuar të lidhur me qeverinë. PPP janë të pastudiuara dhe të pakonsultuara. pronarët nuk marrin pronat e tyre të tjetërsuara nga regjimi komunist. Është rasti i vetëm në botë ku shumë prej investorëve amerikanë janë larguar nga Shqipëria si pasojë e këtyre problemeve jetike”.

Për daljen nga kriza ekonomike, Tabaku tha se Partia Demokratike ka një program që synon punësim dhe i vjen në mbështje biznesit, ku sfidë e parë për opozitën është  lufta kundër monopolove, oligarkisë dhe ulja e taksave.

Tv Klan

Të ngjashme