DASHDepartamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për drogën dhe kontrollin e lëndëve kimike.

Në raport thuhet se Shqipëria mbetet vendburim për prodhimin e marijuanës dhe se droga e prodhuar në Shqipëri ka për destinacion tregjet europiane.

Departamenti Amerikan i Shtetit vëren se prodhimi i marijuanës vijon të mbetet i lartë, ndonëse vitin e shkuar policia rriti efektshmërinë në kapjen e drogës dhe arrestimin e trafikantëve.

Raporti thotë se Shqipëria arriti rezultate  kundër drogave të tjera të paligjshme në vitin 2013.