Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin për  Shqipërinë për vitin 2016, ku vlerëson se sa janë zbatuar rekomandimet e dhëna nga ky institucion në vitin 2014.

FMN thotë se objektivat e programit janë përmbushur në përgjithësi, por mbetet ende shumë punë për t’u bërë në disa drejtime.

Nota pozitive i është dhënë reformës së pensioneve, shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, moskrijimit te detyrimeve të reja, përmirësimit të menaxhimit të borxhit, lehtësimit të politikës monetare dhe reformës në energji.

Megjithatë FMN thotë se reforma të tjera kritike, si ajo për përmirësimin e klimës së biznesit, uljen e nivelit të  kredive të këqija, reformat gjyqësore dhe të qeverisjes kanë ngecur. Për këtë arsye drejtues të FMN i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare të forcojnë përpjekjet për të reduktuar kreditë me probleme si një mënyrë që do të ndikojë në rritjen e kreditimit për sektorin privat.

Duke folur për taksat, FMN thotë niveli i tyre në Shqipëri është mbi mesataren e Ballkanit. Gjithësesi ajo sugjeron se ka sërish hapësirë për të ulur pragun tatimor për tatimin mbi të ardhurat personale.

Sot pragu i patatueshëm është nga 0-30 mijë leke.

FMN thote se rritja ekonomike në Shqipëri u përshpejtua në 2.6 për qind në vitin 2015, nga 2.0 për qind në vitin 2014. Megjithatë sërish, sipas saj rritja ekonomike mbetet nën potencial.

Tv Klan