“Rritja ekonomike filloi në fund të vitit 2020, në muajt e parë të 2021 u rrit me 2.1%

Në tremujorin e parë të vitit 2021 rritja ekonomike në Shqipëri arriti në 5.5%. Në raportin ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor të publikuar nga Komisioni Europian thuhet se në Shqipëri ringritja ekonomike filloi që në tremujorin e katërt të vitit 2020 me një zgjerim prej 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ndër zhvillimet fiskale, Komisioni Europian përmend se në pesë muajt e parë të këtij viti, të ardhurat e qeverisë shqiptare u rritën me 2.1% krahasuar me një vit më parë.

Raporti vlerëson se treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit mbi mesataren e saj në prill, për të parën kohë që nga fillimi i krizës. Sipas raportit, një sondazh i muajit maj konfirmoi përmirësimin e besimit te industria dhe tregtia, ndërsa besimi i konsumatorit u konfirmua në një masë më të vogël dhe mbeti nën mesataren historike.

Lidhur me zhvillimet në sektorin financiar, Komisioni nënvizon se kredia e përgjithshme për ekonominë u rrit në prill dhe maj në 6.3% në terma vjetorë, pas një ngadalësimi në 4.6% në tremujorin e parë.

Kredia në lekë kontribuoi më shumë në rimëkëmbjen e huadhënies, ndërkohë që kredia në valutë të huaj vazhdoi rënien e lehtë duke prekur 48.8% të totalit të kredisë në muajin prill të këtij viti, krahasuar me 50.7% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Raporti thotë se në korrik, Banka e Shqipërisë riafirmoi qëndrimin e saj, duke e mbajtur normën e interesit në nivelin 0.5%, ndërsa normat e depozitave dhe huave njëditore 0,1% dhe 0.9%, në të njëjtin nivel që prej marsi i vitit 2020. Po ashtu, Raporti vlerëson se në Shqipëri ka pasur rëni  të punësimit në tremujorin e parë të 2021-it.

Klan News