Ndikoi pranimi i Kurtit për Asociacionin

Ndonëse ishte marrë vendim para shumë muajsh, publikimi i raportit  të progresit  rikonfirmon se nga 1 Janari qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm pa viza në vendet anëtare të BE-së.

Ishte Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili dy herë kishte vë në pikëpyetje liberalizimin e vizave nëse kryeministri Albin Kurti sipas tij nuk bashkëpunon me faktorin ndërkombëtar rreth normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe de-eskalimit të situatës në veri.

Por pasi kryeministri pranoi në parim planin e BE-së në të cilin është i përfshirë edhe draft-statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si duket ka zbutur qëndrimet e tij edhe presidenti francez pasi iu bë një pritje e ngrohtë Kurtit në Paris.

E shumica e qytetarëve janë të lumtur që mund të udhëtojnë lirshëm, por nuk duan të lënë vendin e tyre. Ka edhe të tillë që mendojnë ndryshe.

Por Kosova ka telashe për udhëtime edhe me Bosnjë e Hercegovinën.

Në një takim që zhvilloi në Paris, kryeministri Kurti kërkoi nga kryetari i Presidencës së Bosnjës lëvizjen e lirë me letërnjoftime, marrëveshje kjo e nënshkruar në kuadër të Procesit të Berlinit e që Kosova tashmë e ka përfunduar pjesën e saj për zbatimin e kësaj marrëveshje.

Tv Klan