Vacolli: Të merren masa për të evituar dukuritë negative

Real e konsideron raportin e progresit për Kosovën të hartuar nga Komisioni Evropian njohësi i çështjeve të integrimit Evropian Besnik Vasolli.

Në raport përmendet  jostabiliteti politik dhe pandemia ndikuan në përparimin sa i përket zbatimit të agjendës së reformave evropiane të Kosovë. KE-ja po ashtu vë theksin te situata në veri të Kosovës, sa i përket korrupsionit, krimit të organizuar dhe kushteve për lirinë e shprehjes dhe thuhet se situata në këtë pjesë është ende sfiduese e që sipas Vacollit duhet të ndërmerre masa për të evituar të gjitha dukuritë negative që janë përmendur në raport.

Në raport është kërkuar nga Kosova që të angazhohet në mënyrë konstruktive në “zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara” të arritura në kuadër të dialogut me Serbinë. Gjithashtu shefi i BE-së kur i dorëzoi raportin kryeministrit tha se duhet të zbatohet marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Por Vasolli thotë se duhet respektuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Asociacionit.

Një ditë më parë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë pranuar raportin e Progresit nga shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, ndërsa kanë vlerësuar pozitiv për Kosovën ndonëse kishte edhe kritika.

Tv Klan