Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë këtë të martë kërkesën e opozitës për Qarkun e Gjirokastrës. Në një raport dërguar nga KQZ-ja janë raportuar 74 raste të dyshimta për Gjirokastrën.

Gazetarja Klesiana Omeri raportoi se në 2 raste është identifikuar që një person të votojë në 2 qendra votimi të ndryshme dhe 12 shenja gishtërinjsh janë të përdorura si nënshkrim për identifikimin e 70 zgjedhësve.

Këto rezultate që kanë dalë nga pajisjet e identifikimit elektronik do të shqyrtohen ditën e sotme dhe më vonë do të merret një vendim nëse do të ketë hapje kutish të materialeve zgjedhore si në rastin e Beratit.

Ndërkohë sa i përket Qarkut të Beratit kujtojmë se gjatë hapjes së kutive janë konstatuar disa parregullsi në materialet zgjedhore në lidhje me mungesën e procesverbaleve apo dokumenteve të caktuara./tvklan.al