Raportin e ministrave teknik me rezultatet e monitorimit që ata i bënë zgjedhjeve të 25 qershorit, kryeministri Rama e vlerëson si një dokument politik të hartuar në zyrat e PD.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat kryeministri shprehet i keqardhur që kjo eksperiencë pozitive me përfshirjen e ministrave teknike u mbyll me atë raport, edhe pse zbulon se gjatë 3 muajve që të përzgjedhurit teknik të Bashës mbajtën postet e ministrave, ai nuk i takoi asnjëherë pasi nuk zhvilloi asnjë mbledhje qeverie.

Për kreun e qeverise raporti  komprometon si një epilog krejt i pavend, gjithçka të mirë u ndërtua në funksion të zgjedhjeve më të mira që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë. Ky raport është një dokument politik, thote Rama dhe  krejt i njëanshëm dhe aspak sipas tij në nivelin e lartë profesional të Zëvendëskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forcës në fjalë. 

Madje ai shprehet mirëkuptues edhe për disa gafa të bujshme e krejt të panevojshme pas zgjedhjeve në sektorin e arsimit,duke iu referuar përplasjeve që ministrja Karabina pati në këto 3 muaj jo vetëm me punonjës të ministrisë, por dhe dekanët e Universitetit të Tiranës pas ndërhyrjes së saj për të ndryshuar anëtarët e bordit të administrimit të këtij universiteti.

Qëndrimin e tij lidhur me raportin e ish ministrave të tij të djathtë të dorëhequr Kryeministri Edi Rama e mbyll me urimin “Suksese në jetë”.

Një ditë më parë Tv Klan e zbuloi qëndrimin e kryeministrit për raportin, kur citoi burime pranë tij që e dokumentin e ministrave teknik të papranueshëm dhe të paligjshëm njëkohësisht sa kohë që nuk ishte diskutuar dhe miratuar nga Task-Forca./Tv Klan