17.5 % e popullsisë botërore vuan nga probleme të infertilitetit, ndërsa gjatë jetës 1 në 6 persona ka një problem që lidhet me këtë gjë.

Këto janë statistikat e një raporti të OBSH, i pari që kryhet në këtë dhjetëvjeçar përsa i përket infertilitetit, duke vënë në pah sesa i vështirë është procesi në rrugën për t’u bërë prind për miliona njerëz në mbarë botën.

Ka edhe një ndarje që bie në sy që problemet me infertilitetin janë në përqindje më të lartë në vendet e pasura dhe më pak hasen në ato në zhvillim apo të prapambetura.

Shkaqet mund të jenë të shumta, të cilat do të sqarohen në studime të mëtejshme, por natyrisht një zinxhir që nis me ndryshimet klimatike, cilësinë e ajrit, ndotja mjedisore, përdorimi i pesticideve, ushqimi i konsumuar dhe regjimi i ndjekur, janë vetëm disa prej tyre.

OBSH vë theskin edhe tek aksesi për parandalimin, ndjekjen dhe kurimin e kësaj sëmundjeje që krijon jo pak probleme në jetën e çdo individi dhe familjeje që e vuan.

Sot, shpenzimet janë pothuajse gjithmonë të financuara nga vetë personat, janë të kushtueshme, dhe automatikisht shumë e shumë njerëz të tjerë nuk e kanë mundësinë t’i përballojnë.

Klan News