Nëse jeni duke planifikuar pushimet apo po kërkoni të zhvendoseni, kjo hartë  tregon me detaje vendet të cilat janë të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore, të cilat mund të godasin në çdo moment.

Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për Mjedisin dhe Sigurinë Njerëzore, merr në analizë 173 vendet me përqindje rreziku dhe shanset që mund të goditet nga stuhitë, përmbytjet, thatësira dhe tërmetet.

Kjo hartë tregon mundësinë e fatkeqësive natyre në botë gjatë këtij viti, si dhe ato që kanë ndodhur në vitin 2015.  Shqipëria në këtë listë renditet në vend të 37, nga 173 vende që janë gjithësej. Por pse kjo renditje?

Janë këto koefiçentët që rendisin vendin tonë në këtë pozicion (rezikshmëri të pjesshme), që do të thotë se: Shqipëria është një vend që është i “ekspozuar”për katastrofa, për përballimin e tyre ne jemi vlerësuar se nuk i kemi mjaftueshëm kapacitetet.

Greenland konsiderohet të ketë rrezikun më të ulët, ndërsa Kili përballet me kërcënimin më të lartë. Vendet e Afrikës dhe Japonia që pësoi një cunam të tmerrshëm në vitin 2011, përfshihen tek kategoria e rrezikshmërisë së lartë./

tvklan.al

harta