Raporti i OSBE, ambasada e SHBA: Institucionet të përmirësojnë zgjedhjet në Shqipëri


Raporti i OSBE, ambasada e SHBA: Institucionet të përmirësojnë zgjedhjet në Shqipëri

15:47 28/07/2021

Pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit dhe reagimit të partive kryesore në vend, ambasada amerikane ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.

Ambasada amerikane ka inkurajuar institucionet shtetërore të marrin parasysh vlerësimet e raportit për përmirësimin e mëtejshëm të zgjedhjeve.

Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 Prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri”.

Raportin e OSBE për zgjedhjet, PS e konsideroi si më pozitivin ndër vite, kurse për PD është njollë turpi që “vulosi masakrën zgjedhore“./tvklan.al






Të ngjashme