OSBE

OSBE / ODIHR publikoi raportin përfundimtar për zgjedhjet e 21 qershorit në Shqipëri. Në raport thuhet se në përgjithësi janë respektuar liritë e shprehjes dhe tubimit për kandidatët, ndërsa politizimi i vazhdueshëm i institucioneve shtetërore minoi disi administrimin efektiv të procesit zgjedhor.

Sipas raportit të OSBE / ODIHR në përgjithësi fushata u zhvillua e qetë në të gjithë vendin edhe pse me disa tensione në Vorë. Në shumë raste janë evidentuar votime në grup dhe disa parregullsi proceduriale.

Ashtu si dhe në raportin paraprak, edhe në këtë përfundimtar vihet theksi tek korniza ligjore. Sipas raportit edhe pse kjo kornizë ligjore ka mangësi ajo mund të kishte ofruar bazën për zgjedhje demokratike. “Boshllëqet e legjislacionit për disa aspekte të rëndësishme të procesit zgjedhor duhet te ishin rregulluar përpara mbajtjes së zgjedhjeve, thuhet më tej në raport.

Një pikë tjetër shqetësuese në raport është edhe ajo për partitë politike. Sipas OSBE / ODIHR, partitë politike keqpërdorën kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre në kuadër të administrimit të zgjedhjve.

“Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në përgjithësi ka operuar hapur, por natyra e politizuar e aktiviteteve të saj çoi në vendimarrje në kundërshtim me ligjin, duke minuar besimin e publikut në pavarësinë e këtij institucioni. Disa afate zgjedhore nuk janë respektuar, duke përfshirë këtu emërimin e komisionerëve të niveleve të ulëta dhe regjistrimin e kandidatëve, thuhet më tej në raportin përfundimtar.

Ashtu si edhe në raportin paraprak, raporti perfundimar e vë theksin tek fianancimi i fushatës, sipas vëzhguesve të OSBE / ODIHR, partitë politike financuan fushatën e tyre duke përdorur fondet publike, donacionet private apo edhe kredi. Por ajo që u vu re me shqetësim ishte mungesa e transparencës për financimin e fushatës.

Tv Klan