Dy librat që konsiderohen si më të shiturit në histori janë Bibla dhe Libri i Kuq, i njohur ndryshe si libri i rojeve të kuq, botuar për herë të parë në vitin 1966. Libri i kuq përmban thënie të Mao Ce Dun dhe titullin ia dha perëndimi për shkak të ngjyrës së kuqe.

“Tek ne nuk ka statistika dhe unë do të flas në bazë të perceptimit. Është një tregues në botë që brezi i ri lexon më shumë, por tek ne është e kundërta, mosha e rritur dhe e mesme lexojnë më shumë. Brezi i ri lexon pak dhe ka interes shumë të vogël për librin. Mungesa e të lexuarit është një problem shumë i rëndë. Në kohën e komunizmit lexohej më shumë sepse kishte pak mundësi të tjera”, tha Misha.

“Edhe në botë ka reduktim të leximit, ka shumë gjëra të reja të cilat marrin kohë, por ajo kategori që lexon lexon. Një libër që ecën mirë në botë, ecën mirë edhe në vendin tonë. Letërsia e përkthyer është më e preferuar”, tha Dudaj.

“Unë ka disa vite që lexoj histori, libra të lehtë filozofikë dhe pak letërsi. Lexuesit kanë një krizë relative sot, por fakti që ka shumë shtëpi botuese tregon që industria e librit në vend është duke u rritur. Libri është në krizë sepse ka konkurrencë të fortë duke filluar nga telefoni, interneti, lojërat elektronike, gjëra që para viteve ’90 kanë qenë të kufizuara”, tha Blushi./tvklan.al  

Të ftuar: Arlinda Dudaj, Piro Misha, Ben Blushi, Virgjil Muçi.