Festa në të gjithë Italinë pas fitores të kombëtares azurre në Euro 2020 ka luajtur një rol kyç në rritjen e infeksioneve të koronavirusit në mesin e meshkujve nën moshën 40-vjeçare. Në raportin e zakonshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetit mbi ecurinë e pandemisë rezulton se midis moshës 10 dhe 39-vjeç te meshkujt ka pasur një përhapje të jashtëzakonshme të virusit, në krahasim me femrat, duke filluar nga fundi i qershorit.

Ndoshta, ky trend mund të jetë për shkak të ndryshimeve kalimtare të sjelljes, për shembull festa dhe tubime për kampionatet e futbollit Euro 2020. Mosha mesatare e atyre që kontaktojnë Covid-19 është 26 vjeç, shpjegon dokumenti.

Sidoqoftë, Instituti Kombëtar i Shëndetit në Itali specifikon se “një rritje e re e rasteve është vërejtur, ndoshta për shkak të lehtësimit të masave zbutëse dhe përhapjes së njëkohshme të variantit Delta , të karakterizuar nga transmetueshmëri më të madhe”.

Klan News