Zyrtarët amerikanë besojnë se Kina fshehu ndërkombëtarisht ashpërsinë e pandemisë. Të dhënat vijnë nga një raport i Departamentit të Homeland Security (DHS), të cituar nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Administrata Trump i ka shtuar kritikat ditët e fundit në drejtim të Kinës. Si Presidenti amerikan ashtu edhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo kanë akuzuar drejtpërdrejtë Pekinin zyrtar.

Sipas dokumentit të inteligjencës amerikane, Kina rriti importet dhe  shkurtoi eksportet e pajisjeve mjekësore, ndërkohë që fshihte ashpërsinë e virusit vdekjeprurës.

Raporti thotë gjithashtu se Kina nuk e informoi siç duhej Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Janar, në mënyrë që të porosiste më shumë pajisje mjekësore nga jashtë./tvklan.al