Raporti paraprak, Presidenti Meta: Komisioni i Venecias ka tejkaluar kompetencat

Raporti paraprak, Presidenti Meta: Komisioni i Venecias ka tejkaluar kompetencat

21:32 03/10/2019

Komisioni i Venecias, në draftin paraprak nëse Presidenti ka shkelur ose jo Kushtetutën me anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit, sipas Ilir Metës, ka tejkaluar kompetencat.

Kështu shprehet Presidenti Meta në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku shprehet i bindur për tejkalimin e kompetencave nga ana e Komisionit të Venecias në draftin paraprak. Meta sqaroi se ditën e nesërme, Presidenca do të publikojë argumentat lidhur me opinionin paraprak të “Venecias”.

Sipas Ilir Metës, në Kushtetutën e Shqipërisë nuk ekziston termi “tejkalim kompetencash”, sikurse Komisioni i Venecias shprehet në draftin paraprak për kreun e shtetit lidhur me anulimin e datës së zgjedhjeve.

Blendi Fevziu: Duket sikur keni pasur një kimi shumë të keqe me z.Rama që në momentin që ju u zgjodhët President?

Presidenti Ilir Meta: Nuk është e vërtetë. Raportet e mia me Ramën nuk janë kështu. Raporti im me Ramën janë gati më shumë se 2 dekada. Më pas kemi kaluar në opozitë dhe kurrë Edi Rama nuk do të ishte zgjedhur në 2007 kryetar i Bashkisë së Tiranës nëse Ilir Meta nuk do ta kishte tradhëtuar Edi Ramën në atë moment kur ndërkombëtarët më kanë kërkuar që ti mos i qëndro këtyre qëndrimeve që mban Edi Rama që s’do hyjë në zgjedhje, se dhe atëherë u shtynë zgjedhjet dhe ai ishte precedenti kryesor për zgjedhjet vendore. Sepse ai do rrëmujë, por ti futu me LSI dhe këto partitë e tjera. Dhe unë i kam thënë jo, ai kërkon një certifikatë sepse ka frikë. Këtu kemi një krizë të madhe, nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, nuk kemi Gjykatë të Lartë, këtu PPP nga 400 milionë Euro kalojnë brenda natës pa letra, pa dokumente. Dhe i kam thënë që ky kërkon këtë gjë dhe ajo gjë duhet realizuar. Jo më kanë thënë ata, se edhe po ju realizua kjo gjë, ai prapë nuk do të hyjë. Prandaj të lutemi shumë, mendo për këtë vend. Dhe unë i kam thënë dhe i kam dhënë fjalën. Do të bëjmë çdo gjë në qoftë se pasi merr certifikatën, të na jepet certifikata si opozitë. Në qoftë se ndodh kjo gjë, atëherë i kam thënë, unë do të hyj në zgjedhjet e tjera që do të shtyheshin edhe ai të bëjë çfarë të dojë. Dhe çuditërisht pas ne kemi marrë atë certifikatën këtu tek Presidenti Moisiu dhe erdhi një përfaqësues i BE këtu për të negociuar, dhe kur vjen edhe z.Rama edhe më thotë: Shiko se fola me Profesorin (për Gjinushin) dhe ai prapë ka për t’i vjedhur zgjedhjet. Dhe unë i kam thënë, në qoftë se ti vazhdon me këtë punë, unë jam dorëheqjen nga deputet, kandidat bashkie jam unë edhe pastaj ti vazhdo kandidat për Kryeministër në 2009 sepse unë kam dhënë fjalën që nuk bëj dot shaka me këtë punë edhe me mua nuk luan dot as ti asnjeri. Unë në qoftë se i dhashë një mundësi Edi Ramës atëherë, pse të mos i jap një mundësi jo thjesht gjithë opozitës, por pse të mos i jap mundësinë qytetarëve shqiptarë që të paktën të ketë kandidatë formalë.

Blendi Fevziu: Por jo duke shkelur Kushtetutën ose duke tejkaluar, siç thotë Venecias, duke tejkaluar rolin tuaj si President i Republikës.

Presidenti Ilir Meta: E para, ka tejkaluar Venecia kompetencat e saj dhe do t’i dëgjoni nesër. Është shumë e sigurtë. Së dyti, nuk ekziston termi tejkalim në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ekziston shkelje dhe shkelje e rëndë, dhe Presidenti shkarkohet për shkelje të rëndë dhe për krim të rëndë. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori