RasmussenRusia po shkel sovranitetin e Ukrainës, duke ndërmarrë një aksion ushtarak në ndihmë të rebelëve që luftojnë qeverinë e Kievit.

Kjo është akuza që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen bën ndaj Moskës, një ditë pasi presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se Ukraina ishte nën sulmin e forcave ruse që luftonin krah rebelëve në rajonet lindore të vendit.

Deklaratat, Rasmusen i bëri pas një takimi me ambasadorët e NATOs në Bruksel. Rasmusen tha se veprimi i Rusisë ishte një rast i rrezikshëm që hedh poshtë të gjitha përpjekjet diplomatike për një zgjidhje paqësore të situatës.

Shefi i NATO-s u shpreh ishte i hapur për të shqyrtuar kërkesën e Ukrainës për t’u bërë pjesë e Aleancës. Një kërkesë të tillë e bëri të enjten, kryeministri në detyre Arseni Jaceniuk.

Një ditë më parë foli nga Uashingtoni edhe presidenti Barak Obama, i cili megjithëse kritikoi Moskën, u tregua i përmbajtur në deklaratat e tij, ku ngurroi të përdorte fjalën pushtim.

Por Rusia mohon akuzat e perëndimit. Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me të rinjtë tha se nuk ishte Rusia që kishte dërguar trupa në Ukrainë.

Presidentit rus, mësymja e ushtrisë së Kievit në qytetet lindore, i kujton sulmin Nazist në Leningrad gjatë Luftës së Dytë Botërore. Edhe një herë, Putin ripërsëriti thirrjen për Kievin, për t’u ulur në bisedime direkte me separatistët.

Të dhënat e fundit të Kombeve të Bashkuara tregojnë se që prej prillit, në Lindje të Ukrainës kanë humbur jetën 2600 njerëz.

Tv Klan