Pezullohet atletja nigeriane

Rast dopingu në Lojërat Olimpike. Atletja nigeriane Blessing Okagbare është pezulluar për shkak se rezultoi pozitive në një test të bërë më 19 Korrik. Në analizë iu gjet një nivel më i lartë i hormonit të rritjes.

Okagbare kishte siguruar një vend në gjysmëfinalet e garës së 100 metrave, pasi u rendit e para në baterinë e saj me kohën 11 sekonda e 5 të qintat. Blessing Okagbare numëron shumë medalje ndërkombëtare.

Më e rëndësishmja është argjendi në kërcim së gjati në Pekin 2008. Për 32-vjeçaren ishte hera e katërt që merrte pjesë në Lojërat Olimpike. Më herët nuk ishin lejuar të merrnin pjesë në olimpiadë 10 sportistë nigerianë që nuk kishin zhvilluar të paktën 3 teste antidopingu gjatë vitit të fundit.

Tv Klan