Nga 2927 teste pozitivë 41 persona, Venezuela më e prekura

Shtohen rastet e koronavirusit në Kupën e Amerikës. Sipas asaj që raporton Qeveria Braziliane numri i personave që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 ka shkuar në 41. Ministria e Shëndetësisë specifikoi se nga 41 të infektuar, 31 janë anëtarë të delegacioneve pjesëmarrëse në kampionat, por nuk specifikoi se cilës Kombëtare u përkasin pacientët.

Dhjetë personat e tjerë janë braziliaën të punësuar për të ofruar shërbime për delegacionet. Ministria gjithashtu tregoi se 2,927 teste janë kryer deri më tani dhe se mostrat nga rastet pozitive do t’i nënshtrohen testimit gjenetik. 

Të paktën 13 anëtarë të delegacionit të Venezuelës dhe katër të delegacionit bolivian u testuan pozitivisht, sipas delegacioneve përkatëse. Turneu filloi të dielën me fitoren e Brazilit 3-0 ndaj Venezuelës në Brasilia. Ndërkohë, La Selecao ka mbërritur në Rio de Janeiro, ku do të përballet me Perunë të enjten.

Klan News