Rastësia prangos shqiptarin në Itali



Rastësia prangos shqiptarin në Itali

23:30 02/03/2021

Një patrullë policore në Cassino ka arrestuar një shqiptar, i cili duhej të ishte në burg. Sipas mediave vendase bëhet me dije se policia ishte vendosur në një zonë dhe kontrollonte makinat që kalonin aty.

Gjatë kontrolleve rastësisht u ndalua dhe makina e shqiptarit, i cili u zbulua se ishte në kërkim pasi gjykata e kishte dënuar me 5 vite burg për vjedhje.

40-vjeçari ishte në kërkim prej kohësh, por vijonte të lëvizte i lirë në Itali. Por nga kontrolli rastësor i policisë ai tashmë është dërguar në burgun e Velletrit.

Nga hetimet e kryera kundër tij kishte një urdhri burgimi të lëshuar nga Prokurori i Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Napolit. Për 40-vjeçarin ishte marrë një vendim nga gjykata për dënimin me 5 vjet e 2 muaj për disa vjedhje të kryera në provincën e Caserta në 2014.

Ndërkohë po në të njëjtin vend ku u arrestua shqiptar, policia arriti të prangoste dhe dy qytetarë të tjerë që ishin në kërkim./tvklan.al







Të ngjashme