Stilistja dhe blogerja, Katerina Zoto, ka qenë e ftuar këtë të premte në emisionin “Rudina” në Tv Klan, për të folur rreth aksesorëve të flokëve, ama në hyrje të programit, ajo na rrëfeu edhe një fakt shumë interesant në lidhje me shtatzëninë e saj. Zoto ndodhet në muajin e gjashtë e është në pritje të një vajze.

Ju rikujtojmë se stilistja, ka treguar më parë, në emisionin tonë, që ka një rastësi shumë të çuditshme me numrin 13, të cilën e konsideronte si numër fati. Datëlindja e partnerit të saj është me datë 13, dasmën e bëri në datë 13 gusht, ku veshi 13 fustane nusërie, ndërsa sot, tha se fëmija mund të lindë me datë 13 maj.

Këtë blogerja e quan: “Një rastësi shumë e bukur“.


Rudina Magjistari: Kemi dhe lajmin e bukur apo jo? Do të bëhesh mami shumë shpejt.

Katerina Zoto: Po, e një vajze.

Rudina Magjistari: Sa muajsh je?

Katerina Zoto: Jam diku tek 6 muaj.

Rudina Magjistari: 6 muajsh, më bëhet shumë qejfi për ty. Je e kënaqur që e ke vajzë?

Katerina Zoto: Shumë! E doja me se s’bën vajzë.

Rudina Magjistari: Sigurisht që jam kurioze të di, si po të lakon kjo periudhë e jetës tënde tani?

Katerina Zoto: Është një periudhë shumë, shumë e bukur, normalisht, siç ju ndodh të gjithëve. Por, meqenëse jam këtu, dua të them një fakt interesant sepse unë kam qenë këtu kur kemi folur për 13 fustanet e mia, si pasojë që unë kam ditëlindjen…

Rudina Magjistari: Ke bërë dasmën.

Katerina Zoto: Të gjitha 13 dhe kur shkojmë tek ekoja e parë, doktori na thotë që dhe vajza pritet të vijë me datë 13.

Rudina: Uau!

Katerina Zoto: Tani kësaj gjëje nuk i dihet normalisht, por që ishte një rastësi shumë e bukur.

Rudina Magjistari: Shumë e bukur dhe shumë e veçantë. I bie 13, i cilit muaj?

Katerina Zoto: Maj.

Rudina Magjistari: Me 13 maj. Muaj shumë i bukur, kështu që uroj të të shkojë gjithçka lehtë. /tvklan.al