Shumë vende në botë janë të alarmuara për shkak të mutacionit të ri

Bota është në alarm për shkak të variantit të ri të koronavirusit të quajtur “Omicron”, të cilën OBSH e ka klasifikuar  si shqetësues. Në Evropë, pas Belgjikës, rastet e para janë regjistruar në Holandë dhe Gjermani.

Gjashtëdhjetë e një persona që mbërritën nga Afrika e Jugut në aeroportin Schiphol në Amsterdam rezultuan pozitivë me Covid. Të gjithë personat që rezultuan  pozitivë u karantinuan në një hotel pranë këtij aeroporti. Tani autoritetet po analizojnë testet për të parë dhe sa persona të tjerë janë infektuar me variantin e ri.

Rasti i parë në Gjermani me variantin e ri  është një pasagjer që mbërriti në Gjermani nga Afrika e Jugut.

Ka shumë të ngjarë që lloji i ri i koronavirusit të ketë mbërritur në Gjermani”, tha Kai Klose, Ministër i Çështjeve Sociale të shtetit gjerman të Hesse, në Twitter sot, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ai është  i izoluar në shtëpi. Shumica e vendeve kanë ndaluar fluturimet nga Afrika Jugore, që kur u zbulua varianti i ri.

Klan News