Bota është në alarm për shkak të variantit të ri të koronavirusit të quajtur Omicron, të cilën OBSH e ka klasifikuar si shqetësues. Në Evropë, pas Belgjikës, rastet e para janë regjistruar në Holandë. Gjashtëdhjetë e një persona që mbërritën nga Afrika e Jugut në aeroportin Schiphol në Amsterdam rezultuan pozitivë me Covid. Të gjithë personat që rezultuan  pozitivë u karantinuan në një hotel pranë këtij aeroporti. Tani autoritetet po analizojnë testet për të parë dhe sa persona të tjerë janë infektuar me variantin e ri.

Në Mbretërinë e Bashkuar janë zbuluar dy raste me variantin Omricon. Lajmin e konfirmoi ministri i shëndetësisë Said Javid i cili tha se të dy individët e infektuar  janë duke u izoluar së bashku me familjet e tyre.

Rasti i pare që dyshohet  në Gjermani me variantin e ri  është një pasagjer që mbërriti në Gjermani nga Afrika e Jugut.

Ka shumë të ngjarë që lloji i ri i koronavirusit të ketë mbërritur në Gjermani”, tha Kai Klose, Ministër i Çështjeve Sociale të shtetit gjerman të Hesse, në Twitter sot, pa dhënë detaje të mëtejshme. Edhe në Republikën Çeke dyshohet se variant i ri ka mbërritur.

Tv Klan