Mjekët: Të sëmurët kronikë më të rrezikuarit
As në këtë sezon veror nuk kanë munguar humbjet e jetës nga pushuesit në bregdet. Vetëm 2 ditë më parë një 43-vjeçar nga Serbia, i cili po pushonte në Durrës u mbyt teksa lahej në det. Sipas mjekëve rreziku më i madh vjen nga arrestet kardiake, e më të predispozuar për këtë janë të sëmurët kronikë.
“Kryesisht ndodh tek sëmurët kronikë të zemrës ose me patologji të tjera kardiake. Ose tek ata që nuk e përgatisin trupin përpara se të futen në det. Kjo ndodh nga qëndrimi për një kohë të gjatë në diell e më pas futen direkt në ujë”.
Mjeku Hysi ndan disa këshilla që duhen ndjekur nga të gjithë pushuesit e çdo grupmoshe.
“Ushqimi duhet të konsumohet të paktën 2 orë përpara se të futen në det, dhe alkooli të mos konsumohet, të shmangin kafen dhe çajin. Të mos qëndrojnë në diell gjatë orëve të pikut dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje”.
Prej hapjes së sezonin veror janë të paktën 5 pushues që kanë ndërruar jetë në bregdetin shqiptar, ndërkohë që prej Qershorit janë hapur 29 qendra Shëndetësore verore gjatë vijës bregdetare që i vijnë në ndihmë pushuesve.
Tv Klan