Rasti i parë i lisë së majmunit në Malin e Zi




Rasti i parë i lisë së majmunit në Malin e Zi

17:35 31/07/2022

Spanja shënon viktimën e dytë nga sëmundja

Instituti i Shëndetit Publik në Malin  e Zi ka njoftuar se është rregjistruar rasti i parë në vend me linë e majmunit. Pacientja është një shtetase malazeze dhe gjendja shëndetësore aktuale  e saj është e mirë.

Rasti u konfirmua pas ekzaminimit nga Laboratori Molekular në bashkëpunim me Institutin e Virologjisë.

Institucionet Shëndetësore në Malin e Zi janë shprehur se mbi këtë rast po respektohen të gjitha protokollet kombëtare dhë ndërkombëtare. Ata deklaruan se janë marrë të gjitha masat për frenimin e përhapjes së sëmundjes  mbi kontaktet që ka pasur I infektuari.

Mbi 22 mijë raste të lisë së majmunit janë rregjistruar në 79 vende të botës . Spanja ka rregjisturar vdekjen e dytë nga  Lija e Majmunit duke u bërë kështu vendi I parë që shënon viktima të sëmundjes edhe në Europë.

Përhapja  e shpejtë e sëmundjes së Lisë së Majmunit nëpër botë bëri që OBSH ta shpallë shpërthimin  e saj si një emergjencë shëndetësore globale. /Tv Klan










Të ngjashme