Autoritetet: Situata mbetet e qëndrueshme

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rasti i parë i infektimit me “Kraken” – nënvariantin e ri të “Omikronit” – ka njoftuar Instituti për Shëndet Publik. Bëhet fjalë për një variant të koronavirusit të ri që përhapet shumë shpejt por me simptome të lehta.

“Nga 32 mostra pozitive me SARS-CoV-2, është detektuar një rast me HVV.1.5 omicron, i njohur si “Kraken”. Pacienti nga i cili  është marrë mostra më 11 Janar 2023 është nga Gjevgjelia.”

Mostrat e selektuara që janë sekuencuar në ISHP kanë qenë për dy muajt e fundit – Dhjetor dhe Janar. Koronavirusi i ri shkaktoi sëmundjen COVID-19, kurse paraqitja e saj në fund të vitit 2019 në Kinë shkaktoi pandemi serioze në gjithë botën.

Megjithatë, mutacionet e reja të virusit, edhe pse përhapen më shpejt janë me simptome më të lehta.

Nga Komisioni për Sëmundje Infektive, javën e kaluar, vlerësuan se situata epidemiologjike në vend është stabile dhe nuk ka nevojë për masa plotësuese. Në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i pandemisë me COVID-19 janë shënuar mbi 9.000 viktima.

Klan Macedonia