Rasti i tretë i dopingut në Lojërat Olimpike Dimërore. Kësaj here është një pjesëtar i ekipit slloven të hokeit në akull.

Ziga Jegliç rezultoi pozitiv gjatë kontrollit. Më parë iu gjetën substanca të ndaluara një patinatori dhe një sportisti në kërling.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ngriti nivelin e sigurisë në olimpiadën që po mbahet në Korenë e Jugut, pas rasteve të shumta 4 vite më parë në Rusi.

Tv Klan