Një oficer i policisë greke do të vijë në Shqipëri për të marrë nga policia shqiptare të gjitha informatat e nevojshme për hetimin që po kryhet në Greqi mbi rrethanat e vdekjes së Konstantinos Kaçifas. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve në Greqi për këtë gjë është rënë dakord mes dy vendeve në kuadër të bashkëpunimit dypalësh.

Njoftimi vjen vetëm disa orë pasi zv/ ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrugalis dhe ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, diskutuan për uljen e tensioneve të krijuara pas ngjarjes në Bularat të Gjirokastrës të dielën e kaluar.

Ndërkohë trupi i 35-vjeçarit Kaçifas që u vra në shkëmbim zjarri me forcat RENEA, pasi qëlloi me armë mbi policinë, vijon të jetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Burimet bëjnë t ditur gjithashtu si i ati i 35-vjeçarit minoritar është thirrur sot për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, që ka hapur një hetim për këtë ngjarje./abcnews.al