Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar paraburgim për Prokuroren Speciale në dorëheqje Katica Janeva për shkak të dyshimeve të bazuara për keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimeve zyrtare e që lidhet me lëndën “Zhvatja”.

Prokurori Shtetëror Publik në një konferencë shtypi  njoftoi se nga dëshmitë e siguruara deri më tani ka bazë për zgjerimin e hetimeve për rastin ‘Zhvatja’ edhe për Katica Janevën. Paraprakisht Prokurorja Speciale Katica Janeva është shoqëruar në polici nga banesa e saj në një Lagje të Shkupit.

Ndërkaq mediat në Maqedoninë e Veriut njoftojnë për një aksion të madh policor me urdhër të prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit e ku pritet arrestimi i një numër të madh të personave. Tani për tani nuk përmendën emra por në listën për arrestime, siç njoftojnë mediat janë edhe biznesmenë që kanë dhënë para në rastin ‘Zhvatja”.

Klan Maqedonia