Kur kanë mbetur edhe 4 duelet e grupeve E dhe F, tashmë janë zbuluar 12 skuadrat që kanë siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8-va të EURO 2020, teksa mbeten për t’u zbuluar vetëm 4 enigmat që do të plotësojnë grupin e 16 kombëtareve që do të marrin pjesë në raundin pasardhës me eliminim direkt.

Italia, Uellsi, Zvicra, Belgjika, Danimarka, Holanda, Austria, Çekia, Anglia, Suedia, Franca dhe Kroacia janë 12 kombëtaret e kualifikuara deri më tani. Ndërkaq, sot do mësohen edhe katër emrat e tjerë që do të plotësojnë fazën e parë me eliminim direkt.

Për sa i përket dueleve për 1/8-at e Europianit, Uells-Danimarkë dhe Itali-Austri janë 2 çiftet e vetme të përcaktuara deri më tani. Anglia do luajë me vendin e dytë të grupit F, ekzaktësisht me njërën prej Francës, Gjermanisë, Portugalisë ose Hungarisë. Nga ky grup do caktohet edhe kundërshtari i Belgjikës. Kroacia luan me vendin e dytë të grupit E, njërën prej Sllovakisë, Spanjës ose Polonisë. Ndërkohë Holanda do luajë me një skuadër të renditur e treta.

Klan News